Winter School & International Conference

15–17 Dhjetor 2025, Winter School & International Conference
dhjetor 15, 2025
dpm

🔷 Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti i Fizikës dhe partnerë akademikë ndërkombëtarë 🌍🎓, filluan dje punimet e Winter School & International Conference me temë “Measurement, Modelling and Data Science in Research & Innovation” ✨

Konferenca u çel nga Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, z. Enkelejd Musabelliu, i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë strategjike të bashkëpunimit ndërmjet DPM dhe institucioneve akademike, si një element kyç për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore, avancimin e metrologjisë dhe integrimin e saj në shkencën e të dhënave dhe inovacionit💡

Gjithashtu, konferenca u përshëndet nga Dekania e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, znj. Eglantina Kalluçi dhe znj. Alkida Llaka, Drejtoreshë e Përgjithshme e DPM.
Përfaqësueset e të dy institucioneve shprehën vullnetin për të vijuar me organizime konkrete në fusha multidisiplinare.

🔷 Përgjatë ditës së parë, profesorë dhe studiues nga Shqipëria dhe vende të tjera të Europës 🇦🇱🇪🇺 kontribuan me leksione dhe sesione pune në fushat e matjes, modelimit, standardizimit dhe zhvillimeve teknologjike 📐📊⚙️.

Konferenca do të përmbyllet në datën 17, me një vizitë studimore pranë laboratorëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë.

View this post on Instagram

A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë 🇦🇱 (@dpm.gov.al)

Shpërndani në rrjete sociale: